BLUETOOTH

Nostalgji/ 200 numrat e parë të “Bluetooth” / Kush janë personazhet që ranë kurthin e paparacit (foto)

18:00 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: 200 numra “Bluetooth” / Kush janë personazhet që ranë kurthin e paparacit




Kur suplementi “Bluetooth” nisi rrugëtimin e vet gati katër vjet më parë, nuk e kishte parashikuar suksesin dhe famën që do të merrte. Emri i tij, që e mori spunton nga një opsion i telefonave celular, kishte goditur në shenjë. E ndërkaq, përmbajtja; historitë e zbuluara, fotot paparac, thashethemet dhe të rejat e personazheve VIP ishte ‘thembra e Akilit’ që do të tërhiqte lexuesit e zakonshëm dhe vetë personazhet, që të mos e humbnin asnjë të shtunë atë.
Ndërsa hodhëm një sy në arkivin e suplementit tonë, rikujtuam mjaft histori të panjohura më parë, por të zbuluara nga “Bluetooth”. Sot do të risjellim disa nga më të bujshmet e tyre, të përzgjedhura mes 200 numrave të dalë në harkun katërvjeçar të jetës së këtij suplementi. Sigurisht, ato kanë qenë padyshim shumë, me qindra personazhe të rënë në kurthin e paparacit, me dhjetëra histori dashurie, por edhe ndarje, zënka, gjithçka që ndodh në jetën reale të investiguara nga gjithë gazetarët dhe fotografët që kanë punuar për “Bluetooth”, të cilët sot padyshim meritojnë një falenderim.

Xhemi
Në vitin 2006, prezantuesja Xhemi Shehu u largua nga Shqipëria për të studiuar në Itali. Puna e saj në “Rai Uno” si velinë u zbulua në “Bluetooth”, siç ndodhi më vonë me historinë e saj të dashurisë me Visin, apo edhe dasma që ajo do të realizojë këtë shtator.

Hygerta
Në prill të vitit 2007, paparaci ynë ishte i pari që solli një foto të ish-Miss Albanias, dhe prezantueses së “zhdukur” prej kohësh nga ekranet, Hygerta Sako. E në ato foto Hygerta shfaqej si nënë me vajzën e saj në krahë.

Bleona
Bleona Qerreti është një nga personazhet që ka qenë shpesh në “Bluetooth”. Jeta e saj artistike dhe ajo personale është pasqyruar hap pas hapi këtu. Kështu ndodhi që kur u njoh bashkëshortin e saj, Gani Bardhën, kur mori unazën prej tij, e më tej çdo gjë që ndodhte rreth saj.

Bamir Topi
Por, në ‘Bluetooth’ nuk ka munguar as Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Përveç fotove paparac të cilat e kanë sjellë në situata nga më të ndryshmet, një çast i paharrueshëm është ai kur Topi dhe familja e tij, bashkëshortja Teuta dhe dy vajzat Nada dhe Esida, janë kapur në Durrës në një ditë prag pranvere.

Inva Mula
Një nga historitë më të zhurmshme të viteve të fundit ka qenë padyshim ndarja e çiftit Inva Mula dhe Pirro Çako. “Bluetooth” ishte i pari që zbuloi lidhjen e sopranos së famshme me biznesmenin kosovar Et’hem Ramadani.

blututh 1111.pmd blututh 1111.pmd bluth faqe e pare.indd bluth faqe e pare.indd bluth faqe e pare.indd bluth faqe e pare.indd bluth faqe e pare.indd bluth faqe e pare.indd bluetooth.indd bluetooth.indd bluetooth.indd blututh 1111.pmd bluth faqe e pare.indd bluetooth.indd bluth faqe e pare.indd bluetooth.indd bluetooth.indd
<
>

Prefekti

Një ngjarje që prishi qetësinë e Prefekturës ka qenë ajo që i ndodhi shefit të saj. Pikërisht Keltis Kruja u rrah me gazetarin Arjan Konomi për një modele në një prej pub-eve në kryeqytet.

Petrit Vasili
E sigurisht, një nga personazhet interesantë ka qenë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Dashuritë e tij pas ndarjes nga bashkëshortja, marrëdhënia aktuale, kanë kuriozuar shumë njerëz.

Anbeta dhe Oni
Ndarja e balerinës Anbeta Toromani dhe ish-modelit Oni Pustina, ka qenë një nga më sensacionalet që u zbulua nga “Bluetooth”. Ashtu siç u servirën po këtu fotot e Anbetës me të dashurin e ri italian.

Edi Rama
Jeta private e politikanëve ka pasur gjithmonë kureshtje. Edi Rama, lideri i PS-së e kryebashkiaku i Tiranës, ka qenë shpesh në kopertinat e “Bluetooth”, ku për herë të parë janë zbuluar orët e tij të gjimnastikës në Pezë, jeta e tij jashtë politikës, e së fundmi edhe dhëmbët e tij të rinj.

Argita dhe Shkëlzeni
Padyshim, jeta e familjarëve të kryeministrit Sali Berisha ka qenë prezente në faqet tona. Dalja në një event e Sadies, nuses së Shkëlzenit apo zbulimi i shtatzënisë së katërt i vajzës së vetme të Berishës, Argita Malltezit.

Çiljeta
Ajo ka qenë pa më të voglën mëdyshje personazhi që në katër vjetët e ‘Bluetooth’ ka rrëmbyer më shumë se kushdo kopertinat e suplementit. Zbulimi i marrëdhënies së saj me Romeon e më tej, gjithë ndodhitë e Çiljeta Xhilagës deri në përfshirjen në politikë, janë pasqyruar këtu.

Soni Malaj
Nuk ngelet pas në këtë kurbë të grafikut as këngëtarja Soni Malaj. Shumë nga të rejat e saj personale janë zbuluar nga paparaci ynë, siç nuk mungoi as marrëdhënia aktuale dhe fejesa me balerinin italian Mirko.

Genci Pollo
Një nga ngjarjet që tronditi edhe vetë Këshillin e Ministrave këtë vit ka qenë ndarja e ministrit të Shtetit, Genc Pollo nga bashkëshortja e tij, Dajena Kumbaro.

Ema Andrea
Për të ardhur tek numri i fundit, siç ishte zbulimi i dashurisë së aktores Ema Andrea me regjisorin e ri, Ergys Lubonja.

***
Sigurisht shumë njerëz ndoshta në fillim, kur e kanë parë veten në kopertinën e “Bluetooth” janë mërzitur, disa të inatosur kanë sharë ndonjëherë edhe veten përse nuk janë treguar më të kujdesshëm. Fundja, askush nuk ka dëshirë t’i zbulohet e dashura apo i dashuri i ri, asnjë nuk do që t’i zbulohet historia e divorcit me bashkëshorten apo bashkëshortin, askush nuk do që njerëzit të mësojnë për dështimet apo edhe rivalitetet e tyre; megjithatë të gjithë e kanë tashmë të qartë që për sa kohë kanë vendosur të jenë personazhe publike, do të kenë edhe vëmendjen e njerëzve si edhe të fotografit tonë.

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.