AKTUALITET

Dosjet 1999-2000, pronarët 30 ditë afat për ankimim në gjykatë

15:42 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Pronarët që janë njohur me vlerësimet financiare të viteve 1999 dhe 2000 kanë të drejtë që brenda 30 ditëve të paraqesin ankimin në Gjykatën e Administrative, në rast se nuk janë dakord me vlerësimin që ka dhënë Agjencia e Trajtimit të Pronave. ATP ka publikuar dy ditë më parë regjistrin e vendimeve për individët që u është njohur e drejta për kompensimin e pronave për vitet 1999 dhe 2000. Lista për vitin 1999 përmban 1239 emra, ndërsa ajo e vitit 2000 përmban 837 emra. Në rast se pronarët që nuk janë dakord me vlerësimin nuk paraqesin akimimin brenda afateve, vendimi kthehet në titull ekzekutiv dhe ata s’mund të ndjekin më asnjë rrugë ligjore për korrigjimin e vendimit. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare për dosjet e vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuara në të gjithë vendin. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuara, sipërfaqja e njohur për kompensim, vlerësimi financiar përkatës apo mangësitë në dokumentacion dhe problematikat në vlerësim jepen të detajuara për çdo dosje.




APLIKIMI PËR KOMPENSIM
Pronarët që janë dakord me vlerësimin e ATP-së kanë gjashtë muaj kohë për të plotësuar dokumentet. Përfituesit duhet të dorëzojnë në ATP shtatë dokumente për të marrë 20% të vlerës së pronës në para dhe 80% kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët, për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në ‘Agjenci’ për të dorëzuar kërkesën për kompensim, konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes (nëse është njohur në vendim), dëshmi trashëgimie, prokurë, deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar, vërtetim për numrin e llogarisë bankare, dokument identifikimi dhe mandat pagese.

DOSJET
Ish-pronarët që kanë aplikuar për kthim dhe kompensim prone në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe nuk janë njohur ende me vendimin e ‘Agjencisë’ mund të kërkojnë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka në dispozicionin të pronarëve formularin-tip, “Informacion në lidhje me ecurinë e dosjes”, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në ‘Agjenci’ për t’u njohur me fazën në cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t’i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.