Show-Bizz

Emision në Klan, Turjan Hyska na prezanton studion

14:38 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa javë më parë moderatori Turjan Hyska, njoftoi se ai do të largohej nga televizioni Vizion plus dhe së shpejti do e shikonim në një tjetër projekt televiziv.




Tashmë Turi është bërë pjesë e televizionit Klan dhe thuhet se programi i tij i ri do të jetë me lojëra.

Ditën e sotme, ai ka zgjedhur të ndaj me ndjekësit detaje nga studio e programit.

Përmes një video të postuar në Instagram, Turi filmon me shpejtësi përreth studios, e cila është ende në ndërtim.

Por, ajo që dallohet është një pistë ku me siguri do shërbejë për lojërat që do bëhen në studio.

“Së shpejti”, shkruan Turi në video, shoqëruar me disa emoji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.