AKTUALITET

FOTO/ Arrestohet shqiptari, shikoni ku e kishte fshehur “bishën”

17:20 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga efektivët e policisë së Modenas në Itali për shkak të posedimit të një sasie të madhe kokaine.




Në makinën e të riut, një mjet i tipit Volkswagen Golf, është gjetur e fshehur në çati, rreth 1.2 kilogram kokainë, e barasvlefshme me qindra mijëra euro.


Dritat në pjesën e pasme të makinës shërbenin si kamuflazh për të fshehur në çatinë e mjetit drogën. Me të hequr pikërisht këto drita, policia ka gjetur një pako kokainë në të cilën shkruhej vetëm një fjalë… “bisha”.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentash false.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.