Show-Bizz

Gjykata i jep urdhër të fortë Angelina Jolie-s

16:35 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktores së Hollivudit, Angelina Jolie, i është dhënë urdhër nga Gjykata e Lartë në Los Angeles që t’i japë më shumë akses ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt për gjashtë fëmijët e tyre.




Sipas gjykatës, ajo është e detyruar ta lejojë aktorin t’i takojë rregullisht ata. Jolie ka kujdestarinë e fëmijëve, por nëse ajo nuk do të respektojë vendimin e gjykatës ka gjasa që ta humbë atë. Gjykata ka vlerësuar se nëse aktorja nuk lejon fëmijët të takohen aq sa duhet me babain e tyre, kjo i dëmton ata.

Gjykata ka shtuar më tej se beson që fëmijët janë të sigurt me Brad Pittin dhe është shumë e rëndësishme që secili prej tyre të ketë një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme me të dy prindërit. Jolie dhe Pitt u ndanë në vitin 2016, ku u përfol se aktori kishte abuzuar fëmijët gjatë një udhëtimi me avion privat. Megjithatë, akuzat ndaj Brad Pitt janë hedhur poshtë. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.