Show-Bizz

Nicki Minaj: Hera e parë në 20 vjet që jam single

22:01 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nicki Minaj është një prej reperëve më të famshme në botë dhe shumë e suksesshme.




Kësaj here ajo ka zënë kopertinën e revistës “Elle”, ku shfaqet me një fustan të gjatë të kuq dhe me flokë deri në fund të këmbëve.

Në intervistën për “Elle” ajo ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku thotë se për herë të parë në 20 vjet është single, pra qëkur ka qenë 15 vjeç. “Sapo kuptova që jetoj dhe marrë frymë, ushqehem dhe fle, eci dhe flas pa pasur një të dashur, diçka më tingëlloi.

Të qenurit single më ka bërë më të fortë”-është shprehur reperja 35 vjeçare. Nicki ka që në fillim të vitit 2017 që është single dhe lidhja e saj e fundit dhe që është e njohur për publikun, ka qenë me reperin Meek Mill./ J.K – Gazeta Shqiptare/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.