Nostalgji

Nostalgji/ Shfaqet ish-ministri Ylli Pango. Blendi Nallbani, ky tironsi qejfli

16:00 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Shfaqet ish-ministri Pango. Blendi Nallbani, ky tironsi Qejfli




Shfaqet ish-ministri Pango
Kishim kohë pa e parë në faqet e suplementit “Bluetooth”, ish-ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Por, ja që fotoja e sotme, e cila e shfaq atë duke darkuar me dy miq të tij, na e risjellin sërish atë, e madje duket më se në formë. Kjo, edhe si rezultat i detyrës së re që ka marrë, gjë që e ka motivuar dhe rikthyer edhe njëherë në jetën e mëparshme, pas skandalit që do ta dëmtonte për mjaft kohë imazhin e tij.

Blendi Nallbani, ky tironsi qejfli
Portieri i mirënjohur i Sport Klub Tirana, Blendi Nallbani, së fundmi ka gjetur një formë shumë interesante për të shkarkuar stresin. Mesa duket, sportisti i fushës së blertë ka zbuluar edhe një talent tjetër të tijin, pasi veç futbollit, ai kohët e fundit është duke u ushtruar edhe në këngë. Kështu, ndërsa kalonte nën shoqërinë e miqve një mbrëmje interesante në një nga karaoket kryeqytetase, Nallbani ka rrëmbyer mikrofonin dhe ja ka marrë këngës. Kënga që ka zgjedhur për të kënduar ishte një këngë tipike tiranase: “Tate du fuston”, ku Blendi e ka gjetur veten fare mirë. Ndërsa partnerja e tij (në këngë) luante rolin e vajzës, Nallbani luajti rolin e tatës… Këtu ne gjejmë rastin ta komplimentojmë, pse jo, i themi dhe të bëjë ndonjë bashkëpunim me Bona Memën, sepse timbrin e kishte me të vërtetë mjaft interesant.

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.