AKTUALITET

A po helmohen shqiptarët me produktet bujqësore? Flet Kryeministri Rama

19:59 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh një shqetësim është ngritur në media dhe emri i tij është methomyl, një pesticid që përdoret në sektorin e bujqësisë në vend dhe që shkakton dëme të mëdha te shëndeti i njerëzve.




Pesticidi në fjalë futet kontrabandë në vend dhe përdoret mjaft shpesh nga fermerët në mënyrë që t’i ndihmojë këta të fundit të rrisin artificialisht produktet e tyre.

Pikërisht mbi këto shqetësime të ngritura në media ka dhënë një përgjigje zyrtare kryeministri i vendit Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social e nis reagimin me një pyetje:

“Prodhimet bujqësore shqiptare problematike?

Një shembull: Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, nën normën e lejuar nga BE-ja”

Sipas Ramës kompanitë shqiptare që prodhojnë e madje eksportojë produkte bujqësore janë të certifikuara nga BE për ndjekjen e standardeve evropiane. Madje kryeministri ka postuar një foto që në rastin më të mirë do të vërtetonte “shëndetin” e domates, sesa zgjidhjen e problemit apo fenomenit.

Nga ana tjetër, vetë Rama nuk e ka mohuar faktin se methomyl qarkullon në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, duke thënë se të tilla probleme duhen adresuar.

“Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë, qoftë për pesticidin e rrezikshëm që u kap në Shqipëri a qoftë për problematikën e vjetër të kontrollit të sigurisë së prodhimeve tona bujqësore, është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Jo, në asnjë mënyrë, pesticidi i rrezikshëm ishte real e po ashtu problematika është reale. Padiskutim! Por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, po raste përjashtimore që përforcojnë rregullin” shkruan kryeministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.