AKTUALITET

Do rihapet çështja “Hajdari”? Pas kërkesës së Izet Haxhias, Gjykata pritet të marrë vendimin

13:07 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata Penale e Tiranës pritet që sot të vendosë për kërkesën ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia në lidhje me rihapjen dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.




Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Hajdarit në 12 shtator 1998. Ndërkohë, ish-truproja e Berishës e cilëson  gjykimin e cilëson të padrejte pasi është bërë në mungesë, por gjithashtu ai ka mohuar akuzat e përfshirjes së tij në vrasjen e 12 shtatorit.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Gjykata turke vendosi për 12 vjet me radhë që ai të mos largohej jashtë vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.