Rusi 2018

Rusia e nis me spektakël Botërorin, shkatërron 5-0 Arabinë Saudite

19:02 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur më së miri Kupa e Botës “Rusi 2018” për vendin organizator, e cila ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Arabinë Saudite në ndeshjen që çeli siparin e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në planet.




Në një atmosferë elektrizuese, rusët nisën fuqishëm ndeshjen në “Luzhniki Stadium” duke kaluar në avantazh që në minutën e 12 me anë të Yuri Gazinskiy.

Ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë dyfishoi shifrat Denis Cheryshev.

Në pjesën e dytë, rusët nuk e ulën ritmin përkundrazi shënuan edhe tre herë të tjera me Artem Dzyuba në minutën e 72, Cheryshev në minutën e 91 dhe për 5-0 u kujdes Aleksandr Golovin, duke shënuar gol të bukur në fund nga gjuajtja e lirë.

Rusia tashmë merr vendin e parë në Grupin A me 3 pikë, ndërsa nesër në ora 14:00 zhvillohet sfida tjetër e këtij grupi mes Egjiptit dhe Uruguait.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.