LAJMEKALENDARI

Kosova

VIDEO/ Habit imami: Mos i lini gratë të shkojnë në det, rrihini me sopatë

16:54 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare

Muaji i shenjtë i Ramazanit tashmë është drejt fundit, dhe agjërimit prej 30 ditësh të besimtarëve të shumtë myslimanë tashmë po u vjen fundi.

Por në një kohë që nesër pritet të festohet Fiter Bajrami, ka çuditur jo pak deklarata e bërë nga një imam në Kosovë.

Gjatë një bashkëbisedimi me disa besimtarë, ai i ka këshilluar ata që të mos i lejojnë femrat e shtëpisë të shkojnë në plazh.

“Mos i lini gratë të shkojnë në plazh”, ka përsëritur ai disa herë, ndërsa teksa i drejtohet një burri aty pranë i thotë nëse e ka bishtin e sakisë (sopatën) pas dere për ta përdorur në këtë rast. “Bishtin e sakisë a e ke hala pas dere? Përdore nëse është nevoja”, thotë mes të tjerave ai.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. e rrace e keqe mire po i meson ,,,,po i meson per kultur,,,qfar hoxhe kjo eshte kultura turke …ky hoxh nuk ban me kudhot as dhit,,,me ta fut ne nje kafas tigrash atyre jepi leksion,,,

    Përgjigju ↓