Rusi 2018

Gimenez ndëshkon Egjiptin në fund

16:02 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fitore minimale, por me shumë vlera. Uruguai mposhti në fundin e takimit Egjiptin në ndeshjen e dytë të këtij Botërori me një gol të shënuar me kokë nga Gimenez.




Edhe pse pa Mohamed Salah në fushën e lojës, Egjipti arriti të mbahet mirë deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur lojtari i Atletico Madrid Jose Maria Gimenez kërceu mbi të gjithë dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë.

Uruguai ishte më superior, duke tentuar shpesh drejt portës së Egjiptit, ku Cavani goditi edhe shtyllën pak para golit.
Me këtë fitore, Uruguai i bashkohet Rusisë në krye të grupit me 3 pikë, por organizatorët kanë golavarazh më të mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.