SHËNDET

Ju dridhet qepalla e syrit? Ja çfarë nuk shkon me ju

15:13 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ju ka ndodhur të gjithëve të paktën një herë, që t’iu dridhet qepalla e syrit në mënyrë të pashpjegueshme.




Bëhet fjalë për një fenomen që zgjat vetëm disa minuta, por ka persona të tjerë që u përsëritet një gjë e tillë edhe për muaj të tërë.

Shkaqet e këtij problemi mund të jenë disa:

-Abuzim me alkoolin dhe kafeinën, si kafja dhe pijet alkoolike me tepri.

-Lodhje fizike dhe mendore. Shpesh shkak për dridhjen e qepallës mund të jetë mungesa e gjumit.

-Alergjitë. Kruajtja e syrit dhe lotimi prej alergjisë, mund të shoqërohen edhe me spazma dhe dridhje të qepallës.

-Stresi, sidomos kur është i lidhur me probleme të shikimit, mund të jetë shkaku kryesor i spazmave të qepallës.

-Çrregullimet ushqimore. Një regjim ushqimor jo korrekt, favorizon probleme të tilla.

-Thatësia e syrit, shoqërohet me spazma të qepallës.

-Lodhje e syrit. Sytë e lodhur nga sforcimi, mund të shoqërohen me dridhje të qepallës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.