KULTURË

Paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, artistët në mbrojtje të Teatrit

20:34 - 16.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të dytën natë me rradhë artistët mbushën oborrin e Teatrit Kombëtar, duke protestuar për mbrojtjen e godinës dhe truallit të këtij institucioni.




E konceptuar si një hapësirë refklektimi, gjithçka që ofrohej ishte një shfaqe artistike me muzikë dhe pjesë recitimi.

Pjesë e kësaj atmosfere të ngrohtë dhe artistike u bënë dhjetra qytetarë të Tiranës, mes tyre edhe fëmijë.

Gazetarja e Ora News për kulturën, Elsa Demo, duke raportuar nga protesta, tha se aktorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

“Në rast se qeveria nuk do ketë tërheqje nga projekligji për ndërtimin në këtë zonë ata do të intensifikojnë protestat pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Kulturës dhe kanë paralajmëruar për protesta shumë më të forta.

Në rast se sot qytetarët po kalojnë një kohë mjaft të bukur këtu tani duke dëgjuar këngë patriotike, qytetare, këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, edhe nga Kosova, duke dëgjuar recitime, duke parë dhe performanca, ky është mesazhi që ata po marrin sepse e gjitha kjo po bëhet që kjo hapësirë të mbrohet.

Për të gjitha komentet që janë bërë pas dëgjesës së ka pasur kryetari i bashkisë me artistët, mesazhi më i fundit është ky: Nuk mund të quhen më dëgjesa publike me qytetarë apo artistë në rast se zhvillohen në kullat e oligarkëve ashtu sikurse pretendojnë artistët se ishte dëgjesa e fundit.

Një koment tjetër që kanë bërë në këtë skenë ishte se nuk janë të përçarë, nuk kanë përdorur gjuhë raciste ndaj kolegëve që mendojnë ndryshe por kanë mbajtur një qëndrim të prerë ndaj atyre personave që nuk kanë qenë koherent gjatë gjithë kësaj periudhe të protestave në Teatrin Kombëtar, duke qenë protestues në fillim dhe duke ndryshuar qëndrimin gjatë rrugës”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Teatri Kombetar duhet ta mbrojme, eshte djepi i kultures shqiptare. Ju lumte gazetareve qe po i japin hapesiren qe meriton mbrojtja e TK

    Përgjigju ↓