MILOSAO

Arben Meksi merr çmimin special ndërkombëtar për karikaturën

12:40 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në konkursin botëror të karikaturës të zhvilluar në Qipro, ku morën pjesë rreth 348 karikaturistë nga 64 vende të ndryshme të botes, u paraqitën plot 802 punime. Karikaturisti Arben Meksi u nderua me çmim special në këtë evinement kaq të madh. Ky konkurs trajtonte temën e ruajtjes së Paqes në botë, e shprehur përmes simbolit të pemës së ullirit.
Ideja që ka paraqitur autori në këtë punim, janë pemët e prera të ullirit dhe pëllumbi, i cili fluturon sipër tyre me folenë e lidhur pas trupit duke mbajtur në sqep degën e ullirit, duke shpëtuar kështu simbolin e paqes.




Karikatura e tij u vlerësua jo vetëm për mesazhin që përcillte por edhe për paraqitjen grafike të saj. Punimet e paraqitura në këtë konkurs, u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare. Fituesit që u nderuan me çmim, do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së tyre.
Organizatorët e këtij konkursi, ditën e dhënies së çmimeve sëbashku me punët e ekspozuara, do të shpërndajnë dhe katalogun me punimet më të zgjedhura nga ky aktivitet. Karikaturisti shumë i njohur vlonjat ka marrë disa çmime ndërkombëtare dhe është nga të paktët karikaturistë që përfaqësojnë vendin tonë në këtë gjini të artit tonë pamor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.