Kronikë

Krim në familje, gruaja vret burrin me pistoletë

08:40 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim në familje ka tronditur qytetin e vogël të Milotit, mëngjesin e kësaj të diele. Sipas policisë rreth orës 07:10, në tregun e Milotit në Kurbin, 35-vjeçarja Violeta Donaj ka vrarë me armë zjarri, tip pistoletë, bashkëshortin e saj, 42-vjeçarin Kujtim Donaj.




Menjëherë pas ngjarjes, 35-vjeçarja ka tentuar të largohet, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.