LIFE STYLE

Njerëzit sot janë më pak inteligjentë

19:33 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i disa ekspertëve norvegjezë ka treguar se duke nisur nga vitet ’70, indeksi i inteligjencës është ulur.




Studimi është kryer mbi statistikat e 730 mijë testimeve të bëra nga viti 1970 deri në 2009-n.

I publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave “Proceedings”, në të renditen shkaqet që mendohet se shkaktojnë uljen e indeksit të inteligjencës; tendenca e mungesës së leximit të librave dhe shpërdorimi i kohës së lirë, veçanërisht në videolojëra.

Edhe një studim britanik i kohëve të fundit ka arritur në të njëjtin përfundim, duke cilësuar se niveli i inteligjencës është ulur që pas Luftës së II Botërore.

Sipas britanikëve, rënia është verifikuar me 2.5 deri në 4.3 pikë më pak se për çdo dhjetëvjeçar.

Ndërsa një studim amerikan e lidh inteligjencën tek fëmijët ngushtësisht me konsumin e ushqimit me bazë peshku dhe me të lexuarit, si faktorë që ndikojnë në mënyrë thelbësore në rritjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.