BOTA

Sulm vetëvrasës në Nangarhar, rreth 36 persona të vrarë

15:33 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkuar në 36 numri i personave që kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës me bombë në provincën Nangarhar të Afganistanit.




Najibullah Kamawal, drejtor i departamentit të shëndetësisë, tha se 65 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që kishte si objektiv luftëtarët që po festonin Fitër Bajramin.

Attaullah Khogyani, zëdhënës nga kjo provincë, u shpreh se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me Shtetin Islamik, deklaroi se grupi ekstremist IS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Nangarhar është baza kryesore e militantëvë të Shtetit Islamik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.