BOTA

Të shtëna me armë në festival, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

15:11 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka humbur jetën dhe së paku 20 vetë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri në një festival në Trenton, New Jersey.




Dy të dyshuar kanë nisur të qëllojnë me armë rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale në festivalin “Art gjithë natën”, sipas Angelo Onofri, një prokuror i Mercer County.

Teksa një nga të dyshuarit, një 33-vjeçar, u vra, tha Onofri.

Mes të plagosurve, një djalë 13-vjecar është në gjendje të rëndë.

“Ai është në gjendje jashtëzakonisht kritike për jetën. Mund të kishte qenë edhe me keq, duke pasur parasysh hapësirën e mbyllur dhe numrin e të shtënave”.

“Të gjitha të shtënat, qoftë më të mëdha apo të vogla, janë një krizë”, tha kryetari i Trenton, Eric Jackson, “ky nuk është një akt i thjesht dhune”.

Angelo Nicolo i tha Filadelfias 6ABC TV se ai dhe vëllai i tij ishin në koncert  kur dëgjuan të bërtiturat. Ai tha se njerëzit filluan të vrapojnë në rrugë.

Rreth 1.000 njerëz morën pjesë në festival dhe të shtënat shkaktuan kaos e panik, thanë autoritetet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.