AKTUALITET

VIDEO/ Artistët nuk ndalin protestat: Jo prishjes së Teatrit!

20:31 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistët kanë dalë këtë të dielë sërish në protestë kundër vendimit të qeverisë për të prishur gonën e Teatrit Kombëtar.




Pjesë e protestës janë bërë palë gjithashtu dhe një sërë qytetarësh që janë të mendimit, ashtu si artistët, se godina e Teatrit Kombëtar është një vlerë historike e Tiranës dhe nuk duhet hedhur në tokë për t’i hapur rrugën një tjetër Teatri e disa kullave disa metra më tutje godinës ekzistuese.

Nga ana tjetër edhe PS ka mbështetur aksionin e artistëve kundër qeverisë duke postuar në rrjetin social video live të protestës së artistëve me një mbishkrim të shkurtër.

‘Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’, shkruan Basha në rrjetin social.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjergji.
    Edhe unë jam i mendimit që , godina e Teatrit Kombëtar , apo Teatrit Popullor , mund të mos vazhdojë të funksionojë si ambjent shfaqjeje , ama si ambjent i trashëgimisë dhe kujtesës , muzeumi mbarë kombëtar i artit tonë skenik i mbi 100 veprave e kryeveprave monumentale kombëtare e të dramaturgjisë botërore , të vëna në skenë si dhe mbi 100 e ca aktorëve e aktoreve , nga artistët më të mëdhej e të pa përsëritshëm që bënë epokë përmbi 60 e ca vjet , mundet dhe duhet . Kjo do të jetë gjëja më e pafalshme e brezit tonë , nëse nuk luftojmë për ta ruajtur dhe lartësuar . Kjo arrihet , por duhet gjykuar me zemër . Me nje restaurim mjeshtëror , i cili do ruajë në kujtesë edhe detajet e veçanta të mbi 60 vjetëve të të bërit teatër aty , asaj godine , do ti shtohen vlerat , sepse nuk do humbasin kurrë më kryeveprat e luajtura aty nga krye mjeshtrat e artit skenik , ndën drejtimin e regjizorëve pasionantë , me kulturë botërore të klasit të lartë , dhe të pa arritshëm në ato që krijuan e vunë në skenë .
    Një pjesë jo e vogël dhe me vlera të jashtëzakonshme është tek ai vend . Nuk ka të bëjë aspak vlerësimi i asaj godine dhe komplet atij vendi , si punë llaçi e tulle .
    Ka vend më mbrapa , dhe shteti , duhet ta shtetëzojë atë ( edhe me dhunën e ligjit ) për të ndërtuar një godinë të re . Kur themi të re , i ka dhe do ti ketë të gjitha brenda . Ama , për të hyrë në shfaqje tek godina e re , së pari do të kesh shansin , kënaqësinë , por dhe krenarinë të kalosh dhe të vizitosh muzeu e TEATRIT TONE KOMBETAR . Sa janë gjallë akoma disa korifej e kolegë të plejadës madhështore të artistëve tanë të mëdhej si Tinka Kurti , Margarita Xhepa , Ilia Shyti , Reshati , Roberti , etj , etj , nuk duhet humbur kohë me debatin : të prishet , mos të prishet , por o burra të restaurohet e muzeohet .
    Të përshëndes Gjergji . Shembujt e dhënë janë kuptimplotë dhe një thirrje për ndërgjegjësim , dhe mendoj , se në këtë rast duhet të solidarizohemi të gjithë për të fituar ndjenja atdhetare e ruajtjes së vlerave , dhe jo pazare , e aq më keq , grindje e konflikte të pahijshme .

    Përgjigju ↓