Kryesore

Laert Vasili akuza të forta ndaj kolegëve: Po merreni me nënat tona

21:33 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i Laert Vasili i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, ka sulmuar ashpër kolegët e tij  në lidhje me debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar.




Ai thasë përveç protestës, aktorët që protestonin u morën edhe me nënën e tij, madje përdori edhe disa nga shprehjet që sipas tij i adresoheshin atij.

 “Nuk bëhet fjalë për shumicë apo pakicë. Bëhet fjalë për shumicën e aktorëve të cilët ndonëse nuk marrin mikrofonin të bërtasin dhe të ofendojnë. Tani mbaruan me ne dhe nisën me nënat tona. I referohen lëmit që ai ka tjerrur. Shumica e aktorëve janë për teatër të ri. kërkohet që nga 2004-tra. Ku instituti i Zjarrfikëses deklaroi që duhet një teatër të ri. Teatri i ri konsiston në këtë gjë, pasi pas studimit doli se ishte godinë jashtë standardit. Janë bërë dy ndërhyrje në teatër. Në këto dy ndërhyrje është carë godina e teatrit dhe janë futur disa pjesë të tjera. Ajo që zhvillohet para teatrit kombëtar ka kaluar në fyerje dhe epitete të padobishme. Vetëm artistët s’mund të flasin kështu. Mua më kanë quajtur qurrash, lëtyra….edhe termin bira kur*ash. Se na ndajnë dy pikëpamje s’do nisim të shahemi nga nëna”, tha Vasili.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.