KULTURË

Protesta e artistëve, Kabashi: Tetari Kombëtar është “Meka” e kulturës

20:14 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistët janë mbledhur përsëri para Teatrit Kombëtar për të vijuar protestën e tyre kundër prishjesh së tij. Mirush Kabashi gjatë fjalës së tij dha disa nga arsyet pse është kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe pranon rikonstruktimin e tij.




Kabashi tha se artistët nuk do ta lejojnë shembjen e teatrit, pasi ai për shqiptarët është Meka e Kulturës.

“Problemin mos ta trajtojmë në baza shembujsh e shifrash, por në baza parimesh. Nëse merrej një vendim duhej marrë i diksutuar me komunitetin e artistëve, nëse duhet të rikontruktohet ky teatër apo të ndërtohet një nga e para.

Nëse biet dakord duhet të jetë në projektin që do bëhet e gjithë sipërfaqja e teatrit ekzistues.

Për mua ky duhet të rikonstruktohet si teatër se ka një histori të lavdizhme, ky teatër është Meka e kulturës shqiptare.

Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën por ne i kujtuam se Kosova e ka dyherë më të madh buxhetin për kulturën, ndërsa Maqedonia 3-4 herë.

Është një turp për politikën shqiptare që ne artistëve na kanë imponuar një ligj dictatorial, se nuk më del inati në këtë mes. Ne atëherë konsideroheshim ndihmës të partisë në edukimin e masave, se ajo bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të lustruar socialist, jo realist.

E sot pas 30 vetesh, politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin, ai duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës,” tha Kabashi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.