BOTA

FOTO/ “Seks në këmbim të informacionit”, gazetares i zbulohet skandali

15:47 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja e New York Times, Ali Watkins, është në telashe të mëdha.




Ajo ka patur një marrëdhënie intime me James Wolfe, ish-zyrtar përgjegjës për sigurinë e Senatit Amerikan, nga i cili duket se ka marrë të dhëna të rezervuara, ndaj media për të cilën ajo punon e ka vënë nën hetim.

Reporterja është autore e shumë skupeve, duke nisur nga ata të publikuar në “Buzzfeed”, deri tek “NYT”, ku punësohet në dhjetor të 2017-s, pikërisht në përfundim të “lidhjes së dashurisë” me funksionarin e lartë.

Mes scoop-eve të publikuara nga gazetarja është edhe ai i takimit të njërit prej këshilltarëve të presidentit Trump, Carter Page, me një ish-spiun rus gjatë fushatës elektorale të viti 2016.

Wolfe përfundoi nën hetim dhe u arrestua më vonë nga FBI, për nxjerrje të sekretit.

Fillimisht ai e mohoi një gjë të tillë, por u detyrua të pranonte më vonë, pasi ishte survejuar për një kohë të gjatë dhe mesazhet që kishte shkëmbyer me gazetaren Watkins vërtetonin akuzat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.