BOTA

Tarifat tregtare SHBA-Kinë, përshkallëzohen kërcënimet mes dy vendeve

11:38 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja shtesë prej 200 miliardë dollarë mbi mallrat kineze.




Trump tha se tarifat prej 10% do të hynë në fuqi nëse Kina “refuzon të ndryshojë praktikat e saj”.

Kërcënimet do të ishin një përshkallëzim i madh i mosmarrëveshjes mes dy ekonomive më  të mëdha në botë.

Kina u përgjigj menjëherë, duke akuzuar SHBA-të për “shantazh”, si edhe tha se vendi do të merrte masa “cilësore” dhe “sasiore” dhe do të luftonte kundër masave tarifore shtesë nga qeveria amerikane.

Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga mungesa e një ekuilibri tregtar me Amerikën për vite të tëra.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, ai premtoi të përdorë tarifa për të ulur deficitin tregtar të SHBA.

Por, shumë ekonomistë kanë paralajmëruar se tarifat kanë gjasa të bëjnë produktet më të shtrenjta për konsumatorët amerikanë dhe të dëmtojnë disa nga bizneset që administrata po përpiqet të mbrojë, të cilat varen nga Kina për pjesë shtesë.

Tregjet aziatike pësuan një rënie të ndjeshme të martën pas këtyre lajmeve dhe frikës së një përkeqësimi të mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare Kinë-SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.