AKTUALITET

Veprime të turpshme në publik dhe kundërshton policinë, arrestohet 53-vjeçari

10:19 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi ka kryer veprime të turpshme në publik, si dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Haqif Dishmuçën, 53-vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik).




“Arrestimi i tij u bë pasi  në   qytetin e  Bulqizës, kryente veprime të turpshme në publik, si dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”  “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj  urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme””, – thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.