Show-Bizz

Diell, det dhe dëshirë për relaks, cilët janë VIP-at që nisën pushimet të parët për këtë vit

13:49 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Nga Aurela Gaçe, tek Rudina Dembacaj, ja destinacionet e të famshmëv.  Tashmë jemi në fund të qershorit dhe, edhe pse temperaturat nuk janë shumë premtuese për të nisur plazhin, shumë prej VIP-ave tanë i kanë nisur tashmë pushimet. Nuk kemi sesi t’i përfshijmë të gjithë, sepse padyshim që të gjithë janë të predispozuar, kush me vetëm një fundjavë e kush me pushime të plota, të shijojë rrezet e diellit. Por në listën tonë janë shkëputur disa që kanë copëzat më të veçanta për të hapur siparin e pushimeve për këtë verë.




Miriami dhe Ameli shijojnë ditët e para të plazhit

Këngëtarja e njohur Miriam Cani duket se ka nisur sezonin e plazhit. Gjatë ditës së sotme, ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me vajzën e saj, Ameli. Duket se nënë e bijë janë duke u relaksuar dhe shijuar rrezet e diellit si dhe detin.

Oriola Marashi edhe punë, edhe pushime në Turqi

Mund të themi me siguri që ajo është një ndër modelet më me fat të momentit. Modelja Oriola Marashi ka ndarë për fansat një foto nga seti më i ri fotografik, ku përveç punës, shijon edhe pushimet. Në një foto të publikuar në “Instastory”, Oriola po kalon momente relaksi, përveçse pune në një nga resortet e Turqisë. Ajo ka përfunduar para disa ditësh një ‘fotoshooting’ në jug të Shqipërisë, në Vlorë, ku e veshur me një palë rroba banje dukej shumë provokuese dhe sensuale si gjithnjë.

Rudina Dembacaj, pushime përrallore në Turqi

Prej më tepër se një javë, aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka nisur pushimet së bashku me familjen në një nga resortet fantastike të Turqisë. Edhe pse me pushime, nuk ka hezituar të postojë foto nga resorti dhe nga momentet e bukura që po kalon me familjen e saj dhe në veçanti me vogëlushen e saj, që tashmë ka nisur të ecë, Viktorian.

Alketa Vejsiu, “Hakuna Matata” nga Afrika

Pas një sezoni të ngjeshur duke moderuar njëri pas tjetrit emisione të ndryshme, Alketa Vejsiu ka vendosur të nisë pushimet. Kësaj radhe, ndryshe nga VIP-at e tjerë, moderatorja e “Në kurthin e Piter Pan”, ka vendosur të shijojë Afrikën e egër. Nga fotot e postuara në “Instastory”, Alketa shfaq një pjesëz nga parajsa afrikane ku ka vendosur të kalojë pushimet si fillim vere. Një mrekulli e vërtetë!

Alban Ramosaj, së bashku me Oriola Marashin? Pushime apo punë?

Pas publikimit të këngëve të tij të albumit “Hiraeth”, kanë nisur pushimet, mbase jozyrtarisht, për këngëtarin Alban Ramosaj. Ai ka postuar së fundmi një foto nga resorti në Turqi ku po pushon. Edhe pse koha është pak e vrenjtur, pamja duket fantastike e shkrepur nga ballkoni i hotelit. Por ajo që na bën përshtypje është se ky resort është i njëjti me atë ku ndodhet bukuroshja Oriola Marashi.

Aurela Gaçe së bashku me familjen, momente të paharrueshme

Pas një periudhe aq të ngjeshur netësh ‘live’, më në fund këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka nisur pushimet së bashku me familjen e saj. Ajo ka vendosur të ndajë disa momente të ëmbla edhe në rrjetet sociale, duke treguar se sa të rëndësishme dhe të nevojshme ishin këto pushime për të gjithë. Edhe pse 18 muajshe, Abigail tashmë ka nisur të ecë dhe në një foto duket shumë e turpshme kur mami Aurela tenton ta fotografojë. “Edhe kjo mami, më çmendi me foto!”, ka shkruar në një nga fotot e postuara këngëtarja në “Instagram”. Momente me familjen, më të çmuara nuk ka!

Aurela Hoxha, seksi në rroba banjot e linjës së saj

Ajo njihet për shijen e veçantë në veshje dhe së fundmi kurorëzoi edhe një ndër pasionet e saj. Aurela Hoxha nxori në treg linjën e vet të rroba banjave, provokuese dhe të ëmbla në të njëjtën kohë. Dhe duke qenë se jemi në një periudhë vere, “show girl”-i arrin t’i bëjë të dyja, edhe pushimet, edhe reklamimin e tyre. Duke qenë se s’ka një destinacion të caktuar, Aurela nuk harron të postojë foto me rroba banjo seksi në vendet e ndryshme që viziton.

Dorina Gegici, modelja shijon diellin, por syri na shkon tek strijat e saj

S’ka se si të mos të jetë ndër të parat që t’i fillojë pushimet modelja e njohur, Dorina Gegiçi. E ulur në rënën e nxehtë me një palë rroba banjo të kuqe, Dorina duket e ëmbël dhe seksi në të njëjtën kohë. Edhe pse është një ndër modelet më të njohura dhe të dashura në Shqipëri dhe jashtë vendit, ajo paska të njëjtin problem që kanë të gjitha vajzat. Nuk mundëm se si të mos vinim re strijat që i duken në foton e shkrepur së fundmi. Edhe pse me linja perfekte, këtë verë Dorina është shfaqur ashtu siç është në të vërtetë. Prapë se prapë, ajo mbetet një ndër modelet më të kërkuara në vend e më gjerë.

Luana Vjollca, pak pushim në Nicë të Francës

Pas publikimit të këngës në bashkëpunim me Bujar Qamilin, Luana vendosi më në fund të largohet nga vendlindja për t’i nisur pushimet jashtë këtë verë. Ka qenë pikërisht Nica e Francës, destinacioni i preferuar i këngëtares dhe moderatores bukuroshe. Në një foto të postuar në “Instastory”, ajo shfaq vendin ku relaksohet, rërë, det, diell dhe shumë njerëz. Por me siguri që ky është vetëm fillimi. Jemi duke pritur fotot që do të “ndezin” “Instagram”-in të Luanës me bikini.

Fjori Dardha, copëza pushimi në Ksamil

Edhe pse zyrtarisht nuk mund të themi se ka nisur pushimet, një nga moderatoret e “Boom”, Fjori Dardha, shfrytëzon fundjavat për të shijuar rrezet e diellit në jug të Shqipërisë. Jo të gjithë VIP-at parapëlqejnë të largohen për të shijuar verën dhe një ndër to është edhe Fjori, e cila parapëlqen të kalojë fundjavat në Ksamil.

Ana Lika provokon me foto toples nga ballkoni

Ajo njihet për karakterin e saj të veçantë dhe shpërthyes. Aktorja shqiptare, Ana Lika ka realizuar disa foto sensuale dhe njëkohësisht shumë të guximshme. Ajo tashmë ka nisur pushimet së bashku me shoqet e saj të pandara, Kejvina Kthella dhe Sabina Shehu. Ndërkohë, që Einxhel Shkira nuk i është bashkuar grupit për momentin. Në “Instagram”, ditët e fundit aktroja ka realizuar disa foto që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo është shfaqur topless në majë të një ballkoni në Tiranë për të realizuar këto foto. “Ti akoma vazhdon kërkon për mua tek çdo femër” mbishkruhet në foto. Më pas, të tjerat ishin edhe më sensuale edhe pse ajo kishte denjuar të hidhte një peshqir sipër.

Një ‘tigëreshë’ si Kejvina Kthella

Jo vetëm Ana bën foto me bikini dhe provokuese. Mesa duket, vajzat janë fotografe të njëra-tjetrës. Në të njëjtin vend ku aktroja Anais Lika ka dalë me një palë rroba banjo rozë dhe një t-shirt të bardhë, ka dalë edhe velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella. E veshur me një palë rroba banjo me printime të lëkurës së tigrit, Kejvina duket shumë provokuese dhe sensuale.

Amarda Toska, Turqia destinacioni i preferuar i familjes Mamaqi

Si vitin e kaluar, edhe këtë vit, familja e Amit dhe Ermal Mamaqit nisën pushimet në një nga resortet e Turqisë. Direkt me përfundimin e sezonit të “Xing me Ermalin”, familja është nisur për të shijuar disa ditë relaksi jashtë vendit. Nuk janë të vetmit VIP-a që parapëlqejnë të zgjedhin Turqinë për të shijuar rrezet e diellit dhe relaksin e garantuar nën shoqërinë e familjes, edhe aktorja Rudina Dembacaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi e zgjodhën si destinacion gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.