Kosova

“Është koha për një marrëveshje historike me Serbinë”, çfarë po paralajmëron Hashim Thaçi?

15:18 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hashim Thaçi deklaron se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë. “Kam detyrimin ta përfaqësoj vendin dhe t’i prij dialogut deri në fund”, u shpreh presidenti i Kosovës në konferencën për shtyp të mbajtur përpara takimit të së dielës me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.




Ai bëri dhe njëherë thirrje për formimin e një ekipi gjithëpërfshirës, të përbërë nga presidenti, kryeministri e kryeparlamentari, ekspertë të çështjes, përfaqësues të partive opozitare. Gjë që do ta bënte procesin më të besueshëm e transparent.

“Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e fazës finale me një marrëveshje të detyrueshme ligjore për të dyja palët. Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve, në një mënyrë apo tjetrën të nënshkruhet një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilës do të përfundonte raporti i dhimbshëm mbi 100-vjeçar .Kosova nuk duhet t’i frikësohet as dialogut e as epilogut të tij”, tha Thaçi

Ai përsëriti thirrjen për formimin e një ekipi gjithëpërfshirës, të përbërë nga presidenti, kryeministri e kryeparlamentari, ekspertë të çështjes, përfaqësues të partive opozitare etj., gjë që do ta bënte – sipas kreut të shtetit, – procesin më të besueshëm e transparent.

Në rast se arrihet marrëveshja ligjërisht detyruese, atëherë  palët e përfshira do të përfitojnë perspektivën europiane.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ” Eshte koha per nji marreveshje historike me Serbine ” kishte thene Hashim Thaci i revoltuar por , Thaci ate marreveshje done vete ta perfundoje ashtu si done ai dhe ta udheheq ai , edhepse i ftoi lideret e subjekteve politike te Kosoves per nji takim . Si duket partite opozitare kete qellim te Thacit e kuptun me kohe , se ai ka per qellim qe nepermes kesaje ftese te lidereve , ta legjitimoje vehten e tij si drejtues dhe kryesues te dialogut . Nese bisedimet do te perfundonin ne favor te Kosoves ateher Hashim Thaci meritat do te ia adresonre vehtes se tije kurse , nese do ato do te ishin ne dem te Kosoves ateher fajin do ta kishte opozita e cila qysh ne fillim te bisedimeve kishte qene vezhguese …
    Kjo na kujton nji fabule te shkrimrarit te madhe francez La Fontene ku protogoniseit kryesor te fabulave te tij kishin qene kafshet
    Keshtu njiher , e kishte ftue dhelpra , mikun e saje lejlekun ne dreke dhe e kishte pyetur se cfare specialiteti kishte deshire te hante miku i saje lejleku .Kacamak , Kacamak kishte bertitur nga gezimi lejleku .
    Dhelpra e pergadit kacamakun me miell misri dhe tlyen kurse lejleku ne kohe te caktuar vjene te mikesha a e tij dhelpra. Por , zhgenjehet jashte mase kur shefe se dhelpra gjelen e preferuar e kishte derdhe ne nji tepsi te rafshet dhe te ceket sepse , lajkeku me scepin e tij te gjate s kishte mundesi te hante kacamak nga tepsija e ceket , dhe keshtu dhelpra me gjuhen e saje e hengri tere kacamakun nga tepsija … na thote fabla e La Fontenit por , na thote edhe ftesa e Thacit lidereve te subjekteve opozitare te Kosoves …!

    Përgjigju ↓