Rusi 2018

Kupa e Botës/ Pas dëmtimit, Neymar rikthehet në stërvitje

18:39 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Neymar është rikthyer në stërvitje dy ditë para ndeshjes së Brazilit në Kupën e Botës kundër Kosta Rikës.




Ylli brazilian u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në një sesion trajnimi në Soçi të mërkurën, vetëm një ditë pasi ai u largua nga stërvitja për shkak të një dhimbje në kyçin e djathtë të këmbës së tij.

Sesioni ishte i mbyllur për mediat, por Federata Braziliane e Futbollit thotë se Neymar mori pjesë normalisht në stërvitjen e ekipit.

Neymar u faullua 10 herë gjatë ndeshjes kundër Zvicrës, më shumë se çdo lojtar në një ndeshje të Kupës Botërore që nga viti 1998.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.