Tech

Mashtroi klientët, Apple gjobitet me 6.6 milionë dollarë

14:31 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apple është dënuar me një gjobë prej 6.6 milionë dollarë për mashtrimin e konsumatorëve australianë në lidhje me të drejtën e tyre për të riparuar pajisje e prishura të iPhone dhe iPad.




Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) mori masa ligjore kundër Apple dhe të martën njoftoi se Gjykata Federale e urdhëroi kompaninë të paguante gjobën.

Një hetim i ACCC zbuloi se 275 personave iu tha nga Apple se nuk kishin të drejtë për të riparuar apo rimbursuar pajisjet e tyre nëse ato më parë i kishin dërguar në një servis tjetër.

Në mënyrë të veçantë përdoruesit e iPhones dhe iPad që iu shfaqte në paralajmërimi “Error 53”, i cili thuhet se është shkaktuar nga servise të treta  që zëvëndësojnë lidhësin që shkon nga sensori  Touch ID me ‘home’.

“Nëse një produkt është  prishur, konsumatorët ligjërisht kanë të drejtën e riparimit ose zëvendësimit sipas ligjit australian, ose edhe rimbursimit,”-tha  komisioneri i ACCC Sarah Court.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.