POLITIKË

Sheshi “Skënderbej” hapësira më e mirë publike për vitin 2018, reagon Rama: Super lajm

20:13 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sheshi “Skënderbej” është vlerësuar në Barcelonë si hapësira më e mirë publike për vitin 2018. Pas këtij vlerësimi ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” shprehet se duke e cilësuar një super lajm.




Kryeministri shkruan se “Pas një odiseje që zgjati plot 10 vjet, si një përplasje shembullore mes të ardhmes e të shkuarës, mes atyre që dinë ta duan Tiranën e Shqipërinë dhe atyre që Tiranës e Shqipërisë i bënë, sa herë mundën atë që s’ia ka bërë asnjë armik a pushtues, sot Sheshi Skënderbej që e deshëm me të gjithë forcën e vizionit e të këmbënguljes sonë, ka marrë të gjithë hakun që meriton.”

Postimi i Ramës

Supeeeeer
SHESHI SKËNDERBEJ TRIUMFON NË ÇMIMIN EUROPIAN TË BARCELONËS

Çmimi Europian i Hapësirës Publike 2017, ku mes qindra veprave publike të përzgjedhura nga gjithë qytetet e Europës dhe mes 25 finalistëve (ku Shqipëria kishte 3 finalistë, Sheshin Skënderbej, Lungomaren e Vlorës, Shëtitoren Bregdetare të Himarës) sapo u dha!

FITUESI ËSHTË SHESHI SKËNDERBEJ

Ideja fituese e Konkursit Ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2008, u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës e të analistëve të çdo kohe. Më pas u varros nën tamponin jeshil me gardh makinash nga ata që dinë vetëm të prishin. E më në fund u bë realitet falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe rizgjimit nga gjumi të Bashkisë së Tiranës
Pas një odiseje që zgjati plot 10 vjet, si një përplasje shembullore mes të ardhmes e të shkuarës, mes atyre që dinë ta duan Tiranën e Shqipërinë dhe atyre që Tiranës e Shqipërisë i bënë, sa herë mundën atë që s’ia ka bërë asnjë armik a pushtues, sot Sheshi Skënderbej që e deshëm me të gjithë forcën e vizionit e të këmbënguljes sonë, ka marrë të gjithë hakun që meriton.
Faleminderit me mirënjohje të gjithëve, që nga ideatorët e projektuesit tek Bashkia e Tiranës e me radhë, inxhinierët zbatues, teknikët, punëtorët, lulishtarët e deri tek gurëprerësi i fundit, i qilimit kombëtar të gurëve të shtruar


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.