Rusi 2018

VIDEO/ Fituan ndaj Polonisë, gjesti i tifozëve të Senegalit po çudit gjithë botën

14:39 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fitores së ekipit të tyre në ndeshjen debutuese në Botëror, 2-1 kundër Polonisë, tifozët e Senegalit qëndruan në stadium për të pastruar rrëmujën që kishin bërë gjatë festimeve të golave gjatë ndeshjes.




Në këtë akt mirësie, shumë tifozë të tjerë vendosën ti ndihmonin pas ndeshjes duke pastruar rrëmujën që kishte mbetur pas.

Ky veprim është vlerësuar dhe ka marrë komplimente në rrjetet sociale, pasi tifozët senegalezë shfaqën aftësinë e tyre për të qenë të përulur dhe të dobishëm edhe në rast fitoreje.

 

Senegali siguroi një rezultat të papritur 2-0 në ndeshjen e tyre të parë, duke përfituar nga dy gabime “horror”  të Polonisë. Gabimi i parë ishte një autogol nga Thiago Cionek i Polonisë.

Rasti i dytë ishte edhe më e diskutueshmi; M’Baye Niang pasi u kthye në fushën e lojës pas një lëndimi, përfitoi nga një pasim i tmerrshëm i Grzegorz Krychowiak.

Ndërsa tifozët e Polonisë u larguan të nevrikosur nga stadiumi, pas asaj ndeshje që dukej një mision i lehtë për evropianët, tifozët e Senegalit nga ana tjetër bënë një xhest fantastik duke pastruar stadiumin. Një numër i madh njerëzish vlerësuan tifozët senegalezë për këtë veprim, duke theksuar se ishte një shenjë respekti dhe që duhet përsëritur edhe nga vendet e tjera


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.