EKONOMI

Kreu i Hipotekës: Pajisim me tapi 400 shtëpi në muaj

14:35 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Hipoteka e Tiranës ka katërfishuar numrin e certifikatave të pronësisë për objektet e legalizuara. Lajmin e ka bërë të ditur kryeregjistruesi Vla-drin Pjetri, gjatë takimit të zhvilluar në Kamëz, në kua-dër të turit të llogaridhënies publike. Sipas tij, procesi i titujve të pronësisë po ecën me ritme të shpejta. “Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë prej katër muajsh, nga 400 certifikata në muaj, tani përgatit 1600 certifikata në muaj vetëm nga lejet e legalizimeve”, deklaroi Pjetri. Ndërkohë, kryeregjistruesi u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, “shqipëriaqë-duam.al” për të marrë zgjidhje për çdo problematikë që lidhet me zyrat e shërbimeve.




Regjistrimi në “e-Albania”
Lejet e legalizimeve mund të regjistrohen në hipotekë brenda 10 ditëve me një kosto prej 5 mijë lekësh, pa qenë nevoja të prisni ALUIZNI-n të dorëzojë dosjen në hipo-tekë. Personat që kanë ndërtuar pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimit, mund të marrin tapinë për shërbimit që ofrohet në “e-Albania”. Pronari i objektit duhet të identifikohet në faqen zyrtare në internet me numrin e kartës së identitetit ose pasaportë biometrike (të nevo-jshme për t’u loguar në portalin “e-Albania”) dhe të dërgojë një shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar lejen e legalizimit.

Aplikimi
Shërbimi elektronik në faqen “e-Albania” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regji-strimin e objekteve të legalizuara. Bëhet regjistrimi i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjelljes për regjistrim nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizmit, Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimit dhe dokumentacionit. Regjistrimi kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimit. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgji-gjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-Albania”, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), në zbatim të ligjit nr. 33/2012, bëhet nga kërkuesi vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Re-gjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij.

PËRGJIGJJA
Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te “Dokumentet e mia” në “e-Albania” dhe informimit me email për shkarkimin e për-gjigjes elektronike. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në Zyrën e Regji-strimit të Pasurive të Paluajtshme paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regji-strimit.

LEGALIZIMET
Sipas ligjit në fuqi, ka edhe një alternativë tjetër për aplikimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pajisjen me certifikatë pronësie të ndërtimeve të pajisura me leje legalizimi. Vetë Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore Informale aplikon për llogari të personit që ka marrë lejen e legalizimit duke dorëzuar në hipotekë edhe të gjithë praktikën ligjore të nevojshme për regji-strimin e pasurisë, shtëpisë apo biznesit.

Dokumentet dhe procedura

Dokumentacioni i nevojshëm
1. Dokument identifikimi i përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin ‘e-Albania’).
2. Shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar aktin.
Hapat e procedurës
1. Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal.
2. Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi i objekteve të legalizuara”.
3. Klikoni butonin “Përdor”.
4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.
5. Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
6. Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme.
7. Punonjësi i ZRPP-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në “e-Albania”, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ju bëj me dije se portalet tashmë (siç dhe e dhe dini mirë janë “formal” ,
    rryshfeti është i pamundur që mos të jipet thënë ndryshe duhet me e paguar kafen .
    Ne qeverine tjetër ishte me hashiqar i kerkonin në lekë ndersa ne qeverinë tuaj më i sofistikuar dhe “kafen” e doni në euro.
    Ju keni 2 standarde na buzedeshni dhe jeni të profesionalë neper mediume,
    ndersa me qekserët tuaj në standardin real na e pini gjakun.
    Thirrni mendjes dhe permbajuni premtimeve dhe amanetit se një ditë dhe ju do ta provoni padrejtësinë në mos ju (se i keni stermbushur xhepat)të jeni të sigurte që pasardhesit tuaj.

    Përgjigju ↓