SHËNDET

Studimi gjerman: Pse duhet të pini katër filxhanë kafe në ditë

16:28 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të moshuarit duhet të pinë katër kafe në ditë, për të mbrojtur dhe riparuar muskujt e zemrës. Kështu sugjeron një hulumtim i kryer nga Universiteti Heinrich-Heine dhe Instituti i Kërkimeve IUF-Leibniz për Mjekësinë e Mjedisit në Dusseldorf në Gjermani.




Nivelet e kafeinës, ekuivalent me pirjen e katër filxhanëve të kafes, mund të ndihmojnë për të mbrojtur enët e shëndetshme të gjakut dhe për të riparuar zemrën pas një sulmi në zemër, thotë studimi.

Stimuluesi nxit një proteinë të njohur për të qenë e rëndësishme në rigjenerimin e qelizave të zemrës dhe që gjithashtu mund t’i mbrojë ato nga dëmtimi.

Kafeina mendohet të ulë rrezikun për sëmundje të tilla si ato të zemrës, diabeti i tipit 2 dhe sulmi në tru.

Hulumtuesit gjermanë tani mendojnë se kafeina mund të bëjë qelizat, të cilat i rregullojnë arteriet dhe venat më të shëndetshme, duke përmirësuar aftësinë e tyre për t’u rezistuar ose për t’u rimëkëmbur nga dëmtimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.