AKTUALITET

U ther me thikë nga djali, 75-vjeçari: Nuk është e vërtetë që nuk e duam nusen, ajo na mbrojti

11:30 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmija të bën atë që nuk ta pret mendja. Ishim duke parë një ndeshje të Botërorit dhe në momentin që u bë gol, djali u nervozua keq dhe na goditi mua dhe gruan. Ngjarja ndodhi shumë shpejt. Por, pavarësisht kësaj, unë nuk e hedh poshtë tim bir se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën të madhe, ndaj do e fal atë”




Kështu deklaroi dje nga spitali i Durrësit ku ndodhet i shtruar, 75-vjeçari Destan Neziri, i cili pasditen e së mërkurës u godit me thikë në fyt dhe në fytyrë nga djali i tij 25-vjeçar, Hajri Neziri. Çmendurisë së të riut nuk i shpëtoi edhe bashkëshortja e tij 64-vjeçare, Asie Neziri, e cila mori 6 goditje thike në bark. Një ditë pas krimit në familje, që ndodhi në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe që tronditi opinionin publik, mësohet se gjendja shëndetësore e dy të moshuarve ka ardhur duke u përmirësuar. 75-vjeçari është shtruar në repartin e kirurgjisë, ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë nga reanimacioni.

Ndërkaq, Destan Neziri tha për “Gazeta Shqiptare” se i biri e kreu aktin e rëndë në zemërim e sipër

DËSHMIA E TË PLAGOSURIT

Ndonëse u masakrua me thikë nga djali dhe për pak rrezikoi të humbte jetën së bashku me të shoqen, Destan Neziri u shpreh se do ta falë atë, pasi është fëmija i tij dhe jo i botës. “Kur të shërohemi së bashku me gruan do e shikojmë djalin. E përsëris, ai e bëri atë që bëri në zemërim e sipër”, u shpreh 75-vjeçari i plagosur. Ndërkaq, ai sqaroi se nuk ka debatuar me Hajriun. Gjithçka ishte momentale. “Ishte nusja 20- vjeçare, Elvisa që na doli në krah dhe po përpiqej të ndalonte të fejuarin e saj që të mos na godiste me thikë.

Nuk është e vërtetë që ne nuk e duam nusen e djalit”, u shpreh i moshuari. Mësohet se bashkëshortët Neziri me origjinë nga Dibra kanë punuar mësues në arsimin e ciklit të ulët deri sa kanë dalë në pension.

VËLLAI I AUTORIT

Në lidhje me krimin në familje ka reaguar dhe vëllai i autorit të ngjarjes, Fisnik Neziri, i cili pohoi se nuk e kupton motivin që e shtyu vëllain e tij të vogël drejt këtij akti. Sipas tij, ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një depresioni, pasi siç tregon ai, marrëdhëniet mes të riut dhe prindërve nuk ishin konfliktuale. “Një moment, gjendje depresioni. Nuk mund t’i japim shpjegim. Nuk e kuptojmë dot se si ka ndodhur. Çuni është shumë i urtë. Babi e mami nuk kanë pasur ndonjëherë probleme me Hajriun. Unë isha në punë në Tiranë, kur erdhën të dy, vëllai dhe nusja e tij. I pyeta çfarë kishin, por asnjëri nuk tha asnjë fjalë. Vëllai kishte një të çarë në pëllëmbë të dorës dhe i thashë eja të të çoj në spital. E çova te Spitali i Traumës për mjekim.

Kuptova se diçka kishte ndodhur në shtëpi me prindërit, ndaj i thashë një polici që ishte aty: ‘Lajmëro që të vijë t’i marrë se këta diçka e kanë bërë'”. Gjithashtu Fisniku, djali i madh i familjes Neziri tregoi se Hajriu ka punuar për afri 5 vjet së bashku me të në të njëjtën firmë private dhe se më pas Hajriu e la punën dhe është i papunë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.