Kronikë

Ishte në arrest shtëpie, 28-vjeçari nga Vlora kapet me armë dhe drogë në makinë

20:33 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28 vjeçar nga Vlora pavarësisht se ishte “në arrest” shtëpie  qarkullonte me armë zjarri në qyteti me mjetin e tij tip Benz.




Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale T.M, i cili është kapur në lagjen ”28 Nëntori”, duke qarkulluar me automjetin tip ”Benz”, ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu ka rezultuar se ka thyer Urdhrin e Gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe ”Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy krehëra me 25 fishekë dhe automjeti tip ”Benz”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.