SPORT

Kukësi firmos kontratën për 2 vite me ish-kapiteni i Teutës

20:36 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arbër Çyrbja tashmë është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Vetëm pak orë pasi lojtari mbrriti në Slloveni aty ku Kukësi po zhvillon fazën përgatitore, ish-kapiteni i Teutës u prezantua si përforcimi më i fundit i skuadrës verilindore.




24-vjeçari i cili luan si mesfushor me tipare sulmuese mund të konsiderohet si përforcimi më i rëndësishëm i Kukësit pasi blerja e tij i kushtoi arkave të klubit verilindor 100 mijë euro.

Çyrbja firmosi për 2 vite me nënkampionët e Shqipërisë teksa synon ta përdorë Kukësin si një trampolinë për t’u transferuar në një ligë europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.