BOTA

Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump kërcënon BE-në për importin e automjeteve

08:04 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Donald Trump kërcënoi të përshkallëzojë një luftë tregtare me Europën, duke imponuar një tarifë prej 20 përqind në të gjitha importet e SHBA-ve, në makinat nga Bashkimin Evropian.




“Nëse këto Tarifa dhe Barriera nuk do të shkatërrohen së shpejti, do të vendosim një tarifë prej 20% në të gjitha makinat e tyre, që vijnë në SHBA. Ndërtoni makinat këtu!” shkroi Trump në Twitter të premten.

Ky reagim i Trump vjen rreth një muaj pasi administrata e presidentit amerikan filloi një hetim nëse makinat e importuara paraqesin rrezik kombëtar në SHBA, apo jo.

Shtetet e Bashkuara aktualisht imponojnë një tarifë prej 2.5 për qind në makinat e pasagjerëve të importuar nga Bashkimi Evropian dhe një tarifë prej 25 për qind në kamionët.

Si kundërpërgjigje, BE imponoi një tarifë prej 10 përqind në makinat e importuara nga SHBA.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Trump,kercenon,Europen,por kta kercenime,vazhdojne jo vetem ne kto qeshtje,por ne shume lemi! Europa sipas Trump,u dashka qe te perkulet para Amerikes!Pse Trump,nuk kercenon,vjedhesit e tatimeve,kudo qe ndodhen,pse nuk hap qeshtjen e korupsijonit,duke pas si qellim qe Populli ta dije kush eshte i korruptuar e kush seshte i korruptuar! Pse nuk ngre nje Gjykate Nderkombetare,me Gjygjtare te pakorruptuar,dhe keshtu bjen para pergjegjesise se Ligjit,vjedhesit e tatimeve,korrupsijonin.Nuk u dashka qe te behen kto pune,duhen te behen.Nuk duhet te denohet ,ky nuk duhet te denohet ai,se eshte mik i nje te madhi,dhe del problem,por Ligji thote le te jete mik i kujdo,ka shkel Ligjin,jepet denimi!

    Përgjigju ↓