Kronikë

VIDEO/ Tentoi të hidhej nga pallati, babai që mbante të lidhur djalin e tij në banesë qëllon policinë

19:31 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 40-vjeçar është denoncuar në polici nga fqinjët e tij, pasi prej tre ditësh mbante të izoluar në banesë djalin e tij 17-vjeçar.




Mësohet se ndaj të miturin është ushtruar dhunë psikologjike, pasi gjatë kohës që qëndronte në banesë babai i tij e ka kërcënuar me jetë adoleshentin.

40 vjeçari ka hipur në çatinë e pallatit dhe ka nisur të godasë forcat e rendit dhe familjarët që i bëjnë thirrje të dorëzohet, ndërkaq ai gjithashtu ka tentuar të hidhet nga çatia e banesës.

Ngjara ka ndodhur në “30 Vjetori” të Beratit mbante peng djalin e tij 17 vjeçar, nën kërcënim, duke mos e lejuar të dalë, veprime të cilat i kanë denoncuar komshinjtë.

 

Sipas të dhënave, 40-vjeçari Miri Duro, ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa.

Ai është arrestuar nga policia e Beratit dhe po merret në pyetje, për të zbardhur motivin që shtynë atë të merrte këtë veprim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.