AKTUALITET

Detaje/ Shkon në 5 milionë euro cash shuma e bllokuar në Durrës

18:35 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me paratë e gjetura të fshehura në maknën pa targa në portin e Durrësit.




Mësohet se policia ka zbuluar (pas numërimit) se bëhet fjalë për një sasi që shkon në rreth 5 milionë euro, që janë gjetur në brendësi të makinës tip “Toyota Yaris”.

Makina është transportuar mbrëmë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa sekuestrimi ka ndodhur këtë të dielë.

Paratë e gjetura, 4 deri në 5 mln euro janë ndarë në një vend të posaçëm tek dera e makinës të tipit “Toyota Yaris”.

Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Kujtojmë se kjo ngjarje në mënyrë ende të pashpjeguar lidhet me një deklaratë të liderit të opozitës Lulzim Basha. Tre ditë më parë në seancën plenare të kuvendit, Basha do të akuzonte Taulant Ballën e PS-së, se atij i ishte kapur “Toyota Yaris” me 1.5 mln euro brenda.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, do të deklaronte Basha të enjten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.