AKTUALITET

Kotzias: Dy vendet e BE-së që do bllokojnë negociatat për Shqipërinë

09:50 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka treguar më tepër detaje në lidhje me skepticizmin e disa vendeve të BE-së për të dhënë dritën jeshilë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.




Franca dhe Holanda, sipas tij janë kundër hapjes së negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian për këto dy vende. Nikos Kotzias tha se këto dy vende do ta bëjnë zyrtare vendimin e tyre në Këshillin e Punëve të Jashtme në  Bruksel të hënën dhe të martën si dhe samitin e BE të enjten dhe të premten.

Ai tha se Gjermania, Danimarka dhe Luksemburgu po ashtu shprehën skepticizëm në një letër nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë mjaft progres për të merituar hapjen e bisedimeve të pranimit, por më vonë kanë tërhequr rezervat e tyre.

Tre parti të koalicionit qeverisës në Holandë votuan një rezolutë që i kërkonte Qeverisë të mos pranonte as hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, as ato me Maqedoninë e Veriut.

“Franca ka hedhur poshtë plotësisht kandidaturën e Shqipërisë dhe beson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO është një shpërblim adekuat për tani”, ka thënë Ministri i Jashtëm grek.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.