SHËNDET

Sa ujë duhet të konsumoni në verë

21:17 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kemi hyrë në stinën e verës dhe temperaturat e larta tashmë janë problem i madh.




Këshilla fikse që dëgjojmë sa herë flitet për të nxehtin është: konsumoni sa më shumë ujë!

Por sa e drejtë është kjo këshillë e shtruar në këtë formë? Në fakt uji ëhtë i rëndësishëm për të ruajtur trupin nga dehidtratimi, por pyetja qëndron te sasia.

Ekspertët janë të dnarë në këtë pikë. Në njërin grup janë ata që mendojnë se 1.5-2 litra janë të domosdoshme.

Por, ka edhe nga ata që thonë se nuk ka rëndësi sasia, por konsumi i ujit sa herë ndjeni etje.

Ajo që duhet të keni parasysh është të parandaloni dehidratimin duke i kushtuar rëndësi disa shenjave.

Kur trupi ka mungesë të ujit ju duhet ta kuptoni nga këto shenja: – Lëkurë e thatë dhe e varur – Erë e keqe e gojës – Urinë në ngjyrë të errët dhe aromë jo të zakonshme – Dhimbje koke – Lodhje e vazhdueshme

Nëse edhe ju keni këto simptoma, atëherë trupi po ju tregon se ka nevojë për ujë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.