AKTUALITET

Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: I bindur se do të triumfojë arsyeja

12:29 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i bindur se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç planifikohet dhe sipas tij ai do të jetë një nga xhevahiret e kryeqytetit.




“Mezi –pres që në diskutimin e nesërm, të ulur gju më gju me arkitektët , me artistë ne të arrijmë në një konsensus që t’i hapim rrugë të paktën një negociate ku të fillojmë që të flasim dhe të gjykojmë se si në pamundësi që shteti ynë modest të paguajë shuma që nuk i përballon dot, ne ashtu si kjo mrekullia që po prodhohet sot e stadiumit kombëtar, ne të kemi një tjetër xhevahir në qytetin e Tiranës që quhet Teatri i ri Kombëtar dhe jam i bindur se do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë dhe do të gjejmë mënyra origjinale se si dhe nostalgjinë ta përfshijmë në teatrin e ri për tu siguruar shqiptarëve të 100 viteve të ardhshme një teatër të ri dhe modern në zemër të qytetit, aty ku bëhet art, kulturë dhe në brinjë të sheshit Skënderbej, aty ku gëlon jeta e qytetit tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se është diskutuar gjatë më lidhje me çështjen e teatrit, ku sikurse edhe arkitekti i njohur në gjithë botën Bjarke Ingels vlerëson , është i pamundur rikonstruktimi i një godine që nuk ka qenë ndërtuar për teatër.

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me arkitektin Bjarke Ingels dhe besoj dje shqiptarët patën një shans të shikonin të gjithë argumentet pse edhe gjeometrikisht, për atë që ka nevojë teatri, për xhepat anësore, për nënskenën, për mbiskenën, për kushtet, për higjienë, për mbrojtjen nga zjarri, ne nuk mund të rikonstruktojmë diçka që nuk ishte bërë origjinalisht si një teatër”, tha ai.

Teksa falënderoi artistët dhe aktorët për diskutimet rreth teatrit, Veliaj shprehu bindjen se në përfundim të projektit për teatrin e ri, Tirana do të marrë një tjetër çmim për teatrin më të bukur në Bashkimin Europian.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.