SHËNDET

5 mënyra për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak

12:30 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla. Më poshtë po listojmë pesë mënyrat ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak.




Ushqimet e përpunuara
Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna shtesë, të cilat arrijnë ta rrisin pa fre nivelin e sheqerit në gjak. Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithërave të ëmbëlsuara dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Pijet dhe ushqimet e ëmbëlsuara
Mundohuni të hiqni dorë nga pijet dhe lëngjet e blera në market. Frutat e plota, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak. Ato çlirojnë sheqerin natyral në gjak në mënyrë shumë të ngadaltë. Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer, ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Më shumë perime dhe proteina
Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor. Fibrat që ato përmbajnë ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibrojnë sheqerin në gjak. Për më tepër, ato përmbajnë pak kalori. Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Kujdes me etiketat
Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur. Këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara. Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë. Nëse një produkt përmban më shumë se 5 për qind sheqer për çdo gramë sasi, atëherë mos e konsumoni.

Kujdes me alkoolin
Alkooli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak. Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës. Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit. Për më tepër, kryeni aktivitet fizik dhe flini gjumë mjaftueshëm. Të dyja janë thelbësore për mirëmbajtjen e nivelin të sheqerit në gjak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.