SPORT

Arabi-Egjipt, në kërkim të pikës së parë

12:20 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Arabisë Saudite, Huan Antonio Pizi pas dy humbjeve të fundit, shpreson të fitojë ndeshjen e parë në këtë Kupë Bote. “Jemi të bashkuar dhe luftojmë për të njëjtin objektiv, t’u japim diçka njerëzve në Arabi, ndonëse ata janë të kënaqur me atë që ne kemi shfaqur. Është ndeshja e fundit dhe ne vijojmë të përfaqësojmë vendin tonë”.




Edhe Hektor Raul Kuper është në të njëjtat kushte si kolegu i tij, ndonëse Kuper është trajneri i parë në këtë Botëror që do të shkarkohet me përfundimin e aventurës ruse. “Nuk jam i mërzitur, nuk ndaj të njëjtin mendim me opinionin se nuk jemi paraqitur mirë. Jam i kënaqur me atë që kemi bërë këtu. Për ne kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi duam ta mbyllim Botërorin në mënyrën e duhur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.