Kryesore

“E drejtë dhe me interes”, ja si e sheh Mogherini hapjen e negociatave me Shqipërinë

12:46 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Hapja e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë është vendim i drejtë dhe në interes të dyanshëm”. Kështu është shprehur sot Federica Mogherini, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, në një takim të zhvilluar në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku i pranishëm ka qenë edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Në këtë takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë, Maltës, Qipros, si dhe vende të tjera anëtare të BE-së si dhe Federica Mogherini.




Ministri Ditmir Bushati ka falënderuar vendet anëtare për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe u shpreh se ky takim është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar me progresin e bërë. Gjithashtu, Bushati nënvizoi hapat që ka ndërmarrë Shqipëria përmes reformave të guximshme për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe plotësimin e pesë prioriteteve në kuadrin e perspektivës së anëtarësimit në BE. Në takim u diskutua mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.

Në këtë kontekst, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe rezultatet pozitive të arritura në përmbushje të prioriteteve kyçe për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe miratimin e reformës në drejtësi. Gjithashtu, ata nënvizuan progresin e pasqyruar në Raportin e Komisionit duke evidentuar ecurinë e reformave shtet-konsoliduese dhe çmuar vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të vijuar me zbatimin e Reformës në Drejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.