AKTUALITET

Foto/ Mbi 3 mln € në Toyota Yaris, kush është Edi Lika… Aksidenti me djalin e Gramoz Ruçit

15:23 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 24 orë pas sekuestrimit të 3 milionë e 366 mijë e 700 euro dhe 80 mijë franga belge, të feshura në dy “Toyota Yaris”, të cilat zbarkuan në portin e Durrësit, policia ende nuk ka një deklaratë zyrtare.




Deri tani, jo zyrtarisht janë ndaluar 4 persona: Edi Lika, administratori i firmës dhe trajlerit që transportonte makinat, djali i tij Klevi Lika që shoqëronte ngarkesën, shoferi i kamionit Agim Ceka dhe shtetasi Alban Mollaymeri janë ndaluar dhe pritet të përballen me disa akuza.

Edi Lika
Edi Lika

Po sipas burimeve, edhe 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Partia Demokratike, kryetari i së cilës paralajmëroi një gjë të tillë që të enjten e javës së kaluar, këtë të hënë dha detaje të reja për Edi (Eduard) Likës. Ky i fundit rezulton se duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje. Ai është i përfshirë edhe në disa aksidente.


Në dy raste është dënuar për krime në familje dhe në një të mëparshëm është i përmendur në një aksident automobilistik ku ishte pasagjer edhe Ledio Ruçi, djali i Gramoz Ruçit. Dënimi i fundit ishte dy vjet në “arrest shtëpie” dhe kjo masë është dhënë nga Gjykata e Apelit.

Aksidenti tek rruga e Elbasanit
Aksidenti tek rruga e Elbasanit

Vepra për të cilën ai akuzohet është ajo e dhunës në familje ndaj të birit Klevi Cani Lika. Ngjarja ka ndodhur në fund të 2017 sipas burimeve dhe Edi Lika gjatë një drekë me familjen, por pasi ka konstatuar se porosia nuk ishte e njëjtë me çfarë kishte kërkuar ai ka qëlluar me shishë në kokë të birin.

Servisi i Edi Likës
Servisi i Edi Likës

 

Lika është dënuar edhe më herët po për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. Ndërsa në vitin 2011 ai u arrestua për një aksident automobilistik në Tiranë, gjatë të cilit humbi jetën një shtetase.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.