Fol me Psikologen

“Mbajeni se është ftohur”, motra e 21-vjeçares tregon dramën: Burri na e la në derë, dyshojmë se ai…

13:26 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në episodin e ri të emisionit “Fol me psikologen” të autores Ervisa Lula u trajtua historia e një vajze 21-vjeçare, e cila ka tentuar vetëvrasjen. Studio e emisionit u kthye në një studio këshillimi psikologjik.




Ashtu sikurse ndodh gjatë një seance këshillimi përballë psikologes duke respektuar anonimatin është rrëfyer historia.

Ka qenë motra e saj e cila ka shpjeguar simptomat, tentativat për të vrarë veten dhe sjelljen e çuditshme të motrës e cila u braktis nga i shoqi.

Psikologia klinike Adelina Pjetra e ftuar në studio ka shpjeguar rastin duke hedhur poshtë frikërat e familjarëve se 21-vjeçarja mund të ishte abuzuar nga bashkëshorti.

Pjesë nga intervista

Psikologia Ervisa Lula: Na prezanto me historinë e motrës tënde

Motra e 21-vjeçares: Motra ime në moshën 19-vjeçare me mblesëri nëpërmjet një të njohurit tonë njohu një mashkull. Gjendja financiare nuk ka qenë e mirë në familje, kemi pasur shumë problem, kështu që njohja e tyre u bë shumë e shpejt më pas erdhi fejesa dhe martesa. Ai mashkull e mori tek shtëpia e vet dhe nuk na e sillte asnjëherë ne, nuk na jepte mundësinë as që ta takonim. Madje unë që jam motra e saj. Marrëdhënia jonë duhet të ishte më e fortë me njëra-tjetrën, ai nuk i linte hapësirë madje ishte shumë xheloz dhe shumë fanatik ndaj asaj. Ne mundoheshim e merrnim ne telefon, mami mundohej, herë e hapte telefonin e herë jo. Herët që e hapte telefonin thoshte jam mirë dhe justifikohej pse nuk vinte dot tek ne të na takonte familjarisht.

Psikologia Ervisa Lula: Cfarë ndodhi më pas?

Motra e 21-vjecares: Më pas bashkëshorti i vet e sjell tek shtëpia jonë dhe i thotë prindërve te mi, merreni vajzën tuaj se ka pësuar një lloj ftohje, është pak me temperaturë, kështu që merreni ju mbrapsht dhe shëroheni ndërsa mua më duket të iki në Itali. Ai punonte me periudha të shkurtra, merrej me angazhime të ndryshme për çështje financiare. Motra erdhi aty tek ne, ditën e parë nuk ishte në qejf, nuk ishte mirë dukej …

Psikologia Ervisa Lula: Çfarë kishte?

Motra e 21-vjecares: Sigurisht që nuk ishte ftohje, ajo ishte e vetmja gjë që ne si familje dalluam që në fillim dhe kjo ishte ajo gjë që na shqetësoi. Ajo sillej shumë çuditshëm gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, fillonte bërtiste shumë fort, filloi debate me mua më prindërit pa patur arsye konkrete. Në qoftë se njëri nga ne i thoshte diçka ajo tmerrohej dilte në rrugë, dilte përpara makinave sikur po mundohej të vriste veten e vet për diçka as një nga ne nuk e di.

Psikologia Ervisa Lula: Çfarë betë më pas?

Motra e 21-vjecares: Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk dimë se si ta menaxhojmë këtë situatë. Jemi munduar të kontaktojmë me kunatin , ai është komplet indiferent ndaj kësaj pjese , sikur na e ka lënë aty për të qenë motra në derë edhe ai është zhdukur realisht komplet nga jeta e saj dhe mendojmë shumë mirë se ky ka qenë një justifikim për atë. Atëherë dukë marrë parasysh se gjendja është shumë e rëndë mami vendosi që të kontaktojmë me një mikun tonë dhe ai sugjeroi që të marr disa lekë borxh dhe ta çojë në spital. Pasi e çoi tek “Nënë Tereza” mjekët i dhanë disa ilaçe aty, por nuk kanë qenë fare efektive. Madje e bënë akoma më keq.

Psikologia Ervisa Lula: Nuk pati asnjë lloj përmirësimi sjellja e saj?

Motra e 21-vjecares: Jo, ose mund të ishte me orë ta pakta, kthehej në agresivitet sërish ose mbyllje në vete ishte pa a shumë bardh e zi nuk merrej vesh konkretisht sjellja e saj.

Psikologia Ervisa Lula: Çfarë betë më pas?

Motra e 21-vjeçares: Siç ju thashë për punën e lekëve borxh vendosëm ta çojmë në një spital shumë të mirë me mjekët më të mirë në Maqedoni. Shkojmë me prindërit atje dhe mami pasi foli me mjekët dhe ata e vizituan doli me çrregullime psikotike tranzitore, mori mjekimin e duhur.

Psikologia Ervisa Lula: Tani është duke marrë medikamente për këtë gjë?

Motra e 21-vjeçares: Të them të drejtën duke e krahasuar me ilaçet që mori në spitalin “Nënë Tereza” dhe me gjendjen që kishte në fillim, ka ndryshuar, është bërë pak më e qetë, por prapë ne jemi shumë të tronditur, shumë të shqetësuar. Mami ilaçet e para ja hidhte në ushqim, me dhunë, mundohej t’ia jepte në një mënyrë që … pasi ajo nuk pranonte nuk kishte dëshirë dhe nuk arrinte ta kuptonte dot këtë gjë, por jemi jashtë mase të shqetësuar familjarisht

Psikologia Ervisa Lula: Po më parë si ka qenë sjellja e motrës. Çfarë raportesh keni patur me njëra tjetrën?

Motra e 21-vjecares: Unë të them të drejtën gjithmonë kam patur shumë marrëdhënie me atë, kishim kontakte, flisnim për shumë gjëra, por për të thënë të vërtetën ajo ka qenë pak tip i mbyllur dhe unë mendoj se kjo ka ndikuar jashtë mase keq në momentin që u fejua dhe u martua me atë djalë .

Psikologia Ervisa Lula: Çfarë thoshte ajo për të fejuarin në telefonatat që bënit bashkë?

Motra e 21-vjecares: Fliste se ishin shumë mirë.

Psikologia Ervisa Lula: Pridnërit i kanë dhënë një shpjegim kësaj situate?

Motra e 21-vjecares: Pridnërit janë duke menduar se çfarë ka bërë ai njeri që e ka sjellë vajzën e tyre në këtë gjendje. Është një pikëpyetje shumë e madhe se çfarë mund të ketë ndodhur tek motra ime.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.