POLITIKË

“Për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot”, deputeti i PD sulmon Spiropalin

11:27 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bllokimi i një sasie të konsiderueshme parash në portin e Durrësit, është bërë shkak për debate në Komisionin për “Çështjet Sociale”. Ervin Salianji, deputeti i PD u shpreh sot se se Edi Lika, pronar i firmës që transportonte makina ku një ditë më parë u kap një sasi e konsiderueshme parash, punon për llogari të socialistëve.




“Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton”, tha deputeti demokrat duke treguar disa dokumente, për të cilat tha se janë dokumente gjykate që provojnë se Lika duhet të ishte në burg për dhunë në familje, por ndiqej penalisht në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër, Salianji paralajmëroi deputeten socialiste Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese e këtij komisioni, se për të “do të dalë shumë shpejt një dokument”.

Debati i plotë

Salianji: S’më provokoni dot!

Spiropali: S’kemi ardhur për sherre, nuk ka sherr të jesh i qartë.

Salianji: Jam shumë i qartë, për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot.

Spiropali: Shko në prokurori nëse ke informacion, çfarë dosjesh ke ti? Kush je ti që ke dosje?

Salianji: Mos e teproni…

Ndërhyn deputeti Bardh Spahia.

Spiropali: Dil përjashta!

Spahia: Lëri kolegët të flasin.

Salianji: Ja kush është personi i kapur me Toyota Yaris i dënuar për dhunën në familje (tregon dokumentet).

Spiropali: Jeni zhurma më e madhe në këtë sallë.

Salianji: Rregullo drejtimin. Mos u drejto në personale. Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.