SHËNDET

Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale

10:49 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me ardhjen e verës, gjëja e parë që bëjmë pas ndërrimit të garderobës është të zëvendësojmë këpucët dhe çizmet e rënda me shapka dhe sandale më të lehta. Mirëpo përdorimi i gjatë i tyre përgjatë gjithë dimrit, lagështia dhe higjiena jo e duhur bëhen shkak për shfaqjen dhe zhvillimin e një prej infeksioneve mykotike më të përhapura, infeksioni mykotik i thonjve të këmbës. I njohur ndryshe me emrin Tinea Pedis, ky infeksion është shumë i përhapur jo vetëm tek atletët, por edhe te njerëzve që nuk merren domosdoshmërish me aktivitet fizik dhe sport. Thonjtë e infektuar të këmbës zakonisht marrin ngjyrë të bardhë ose të verdhë, si pasojë e bakterit kërpudhor që ushqehet me keratinën që gjendet në lëkurën përreth tyre. Më poshtë po japim një metodë natyrale për të kuruar mykun e thonjve në kushte shtëpie:




Për të realizuar trajtimin e mëposhtëm ju nevojiten 5 lugë gjelle alkool etilik, 5 lugë gjelle ujë të oksigjenuar dhe 2 lugë gjelle uthull molle. Hidhni në një vazo qelqi tre përbërësit e mësipërm, mbylleni me kujdes dhe tundeni për pak minuta, 2 të tilla janë mëse të mjaftueshme. Në qoftë se thonjtë e infektuar kanë ngjyrë të verdhë të theksuar, ju këshillojmë që të limoni fillimisht sipërfaqen e tyre para se të aplikoni trajtimin. Me ndihmën e një furçe me qime të butë ose topthi pambuku, lyeni zonën e infektuar dhe lëreni të veprojë për disa minuta.

Këshillohet që më pas të mbathni çorape të pastra dhe të mos përdorni këpucë të mbyllura. Kjo është edhe arsyeja përse specialistët rekomandojnë që ta provoni sidomos darkave. Sigurisht që rezultati nuk është i dukshëm pas përdorimit të parë, por nëse e ndiqni me përpikmëri këtë trajtim për 2 javë, do të arrini rezultate mëse të kënaqshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.