POLITIKË

“Toyota” me 3.4 milionë euro, deputeti i PD: Balla ishte garanti, policia prishi provat

18:09 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapja e 3.4 milionë euro në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në dy makina të tipit “Toyota Yaris”, ka ngjallur një tjetër debat politik mes opoziatës dhe maxhornacës.




Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se lidhja mes Taulant Ballës dhe sasisë së parave është e pa kundërshtueshme. Sipas tij, paratë e bllokuar kishin si destinacion Elbasanin, ku do të merreshin në dorëzim nga një prej bandave kriminale më të rrezikshme në Shqipëri.

Alibeaj, thekson se policia shqiptare u njoftua për lëvizjen e sasisë së parave nga autoritetet partnere të një prej shteteve anëtare të BE.

Por, sipas deputetit demokrat, sapo policia shqiptare u vu në dijeni të lëvizjes së parave, nisi punën për prishjen e provave të cilat do t’i çonin te pronari i vërtet i parave. Gjë e cila, shprehet deputeti i PD, ndodhi dhe me kapjen e 613 kg kokainë disa muaj më parë në portin e Durrësit.

Alibeaj shprehet i bindur që paratë e bllokuara kanë lidhje me organizatat kriminale që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Pjesë nga deklarata

Policia nuk është më në shërbim të  qytetareve, por ka si objektiv mbrojtjen e Edi Ramës. Po punon për të mbuluar  lidhjet e Ramës me drogën.

Pasi e vuri në shërbim të Tahirit dhe për Xhafën, sot e përdori për të fshehur lidhjet e Taulant Ballës për pastrimin e  parave të Ballës.

Policia private gënjeu shqiptare për rrethanat. PD deklaron me përgjegjësi se Balla ishte garanti për të hyrë këto para në Shqipëri dhe  janë për një bandë që operon në Elbasan.

E idendiifikuan ngarkesën pas presionit nga një anëtarët e BE-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.